Policia “mbledh” spaçatorët në rrugët e Tiranës, por nuk po e kap dot Klered Bozhanin
Polcia e Tiranës nuk ka të ndalur në mbledhjen e "spaçatorëve", siç i cilësoi ministri i Brendshëm Taulant Balla të arrestuarit në kuadër të operacionit "Tempulli", ndërkohë nuk ka asnjë lajm për Klered Bozhanin, njeriu që guxoi të qëllonte efektivin e "Shqiponjave", Edlir Alleshi, mbrëmjen e djeshme.
Gazetari Edison Vatnikaj raportoi për “Ora News”, se autori Klered Bozhani ndodhet në Tiranë, ndërsa mësohet se në komisariatin nr. 4 është shoqëruar vëllai i tij, i cili mund te perdoret per te negociuar per dorezimin ne polici.
Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet mbrëmjen e sotme, teksa 42-vjeçari Bozhani qëlloi me një plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi, dhe për çdo informacion të vlefshëm ajo ka vënë në dispozicion shumën prej 20 mijë eurosh.
Efektivi i plagosur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe i ndodhet jashtë rrezikut për jetën. ndërsa është vizituar edhe nga vetë ministri Balla i cili paralajmëroi ndëshkim shembullotr për autorin, arratia e të cilit vijon prej shumë orësh.
Burime nga policia bënë me dije se autori dyshohet se ka lidhje me persona me të shkuar kriminale në zonë.
Ndërkaq, Policia e Tiranës bën me dije se është arrestuar një 29-vjeçar, i cili sipas saj, ka qenë i shpallur në kërkim për llogari të operacionit "Tempull".
Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli".
Vihet në pranga një 29-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 94 numri i shtetasve të ndaluar.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Tempulli", bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, në rrugën "Mine Peza", është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. Sh., 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


