EMRI+FOTO/ Qëlloi me armë zjarri efektivin e policisë, identifikohet autori i plagosjes në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2023, 20:36
Klered Bozhani është personi që dyshohet se ka hapur zjarr pasditen e sotme ndaj efektivëve të repartit “Shqiponja”, duke plagosur një prej tyre.
Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet, teksa Bozhani qëlloi me një plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi.
Sakaq, policia është vënë në ndjekje të Bozhanit, duke vijuar kontrollet në pikat dalëse të Tiranës, si edhe duke kontrolluar në qytet.

Autori:Klered Bozhani

Efektivi i Shqiponjave: Edlir Alleshi