Plagosi efektivin e "Shqiponjave", Balla: Autori është identifikuar, i bëj thirrje të dorëzohet

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar në spital efektivin e plagosur. Balla ka deklaruar se gjendja shëndetësore e efektivit të repartit “Shqiponja”, Edlir Alleshi që mbeti i plagosur me armë gjatë ndjekjes së një të dyshuari është përmirësuar.

Balla tha se autori është identifikuar dhe i bëri thirrje që të dorëzohet.

 “Gjendja e efektivit është përmirësuar. Personi është identifikuar, thirrja për të është  të dorëzohet", tha Balla.