Plagosja në Tiranë, Balla nxjerr VIDEON: Ky guxim i madh për të goditur me armë një punonjës policie do të marrë një goditje shumë të madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2023, 22:01
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte në Spitalin e Traumës për të vizituar policin e plagosur pak orë më parë në zonën e Porcelanit.
Ndërsa ka publikuar pamjet nga vizita e tij në spital, përmes rrjeteve sociale Balla premton se: “Ky guxim i madh për të goditur me armë një punonjës policie, e për të mos iu bindur urdhrit të Policisë do të marrë një goditje shumë të madhe nga Policia e Shtetit”
Ndërkaq, më herët Balla nga Trauma i bëri apel autorit të plagosjes të dorëzohet pasi do të ketë pasoja.
Gjithashtu, Balla u shpreh se ky guxim për të gjuajtur me armë efektivët e policisë së shtetit do të marrë fund shumë shpejt.

