Çela: Kushte pune skandaloze në call centera, të gjithë ishin në dijeni që po mashtronin
Lindita Çela - Gazetare OCCRP e ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News foli për rastet e zhvatjes me call centerat në Shqipëri. Çela tha se kushtet e punës në call centera janë skandaloze.
“Në hetimin e çështjes së call canterit dhe Milton Group kanë punuar një grup personash për disa muajsh. Me stafin dhe të dhënat që kishim persona të caktuar kanë bashkëpunuar me ne dhe na sollën informacione të vlefshme që vinin nga Gjeorgjia.
Informacionet vinin sigurisht nga Shqipëria. Kemi siguruar orë pa fund videosh nga darkat dhe aktivitetet e Milton Group.
E gjithë problematika ishte që të vërtetonim që personat që shfaqeshin në pamje.
Gjithçka nisi nga ekspozimi i personave në festat dhe darkat që organizonin.
E nisëm këtë cështje në një kohë kur kjo nuk shqetësonte askënd në institucionet shqiptare. Të gjithë kishin dijeni se ata po mashtronin përmes call centerave, askush nuk lëvizte.
Ne u përqëndruam në hetimin tonë, sepse ishim në fokus të Milton Group. Ne pamë që edhe juristë apo persona që kishin mbaruar një shkollim të mirë po punonin në këto call centera mashtrimi, dhe cili prej tyre mashtronte më shumë ai bënte përpara.
Asnjë nga këto kompani, kanë qenë të pashqetësuara. Para dhe punonjës që punonin aty, të gjithë ishin të lehtësuar sepse nuk kishte të papunë, por askush nuk merrej me punën që ata bënin”, u shpreh gazetarja Lindita Çela.


