"Duam laboratorë", Manastirliu në Shkodër: Edhe 216 shkolla në programin SmartLab
Gjimnazistët e Shkodrës takimin me ministren e arsimit Ogerta Manastirliu e kanë shfrytëzuar për të kërkuar më shumë investime. Laboratorët dhe programet e duhura për projektet por edhe forma e mësimdhënies për ta janë prioritet.
"Kemi nevojë për më shumë klasa dixhitale", thanë nxënësit.
Në takimin me nxënësit e 28 Nëntorit, Manastirliu theksoi zgjerimin e programit SmartLab.
"Gjatë 2023-2024 duam që të shtrijmë SmartLab-et edhe në 216 shkolla të tjera, për të rritur aksesin në teknologji, dijet në programim dhe kodim", tha Manastirliu.
Bisedën më tej e vijoi bashkë me mësuesit.
“Ju mund të na transmetoni më shumë në raport se si mund të përmirësohen indikatorë të ndryshëm në shkollë dhe këtu e kam fjalën te cilësia apo çfarë mund të bëjmë më shumë sa i përket kurrikulës së shkollës por edhe asaj jashtëshkollore, programeve dhe aktiviteteve”, tha Manastirliu.
Nga ana tjetër mësuesit iu bashkuan propozimit të nxënësve duke shtuar pasurimin e biblotekës së shkollës.
