VIDEO/ Supergoli i Politanos shpëton Napolin nga humbja në transfertën e Genoas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2023, 22:51
Genoa ka arritur t’i krijojë panik dhe vështirësi Napolit mbrëmjen e sotme.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për vendasit, ku Bani ishte autori i golit në minutën e 40’. Pjesa e dytë nuk nisi aq mirë për Napolin, pasi italo-argjentinasi Retegui shënoi edhe golin e dytë për Genoa.
Minutat kalonin dhe goli i parë nuk kishte ardhur ende për të kaltërit, ku bëri që Genoa të besonte për tre pikët. Por ndodhi ndryshe, pasi Raspadori rihap lojën duke shënuar në minutën e 76’.
Napoli mori superxhiro dhe në minutën e 84’ shënon me Politanon duke barazuar shifrat në 2-2 dhe duke shpëtuar ekipin nga humbja. Me këtë barazim, Napoli ngjtiet aktualisht në vendin e pestë me 7 pikë.
What a goal from Matteo Politano. ???? pic.twitter.com/WlJnDg5X1u
— Raffaele (@ItalianoCalcio) September 16, 2023
