“Humbje e rëndë”, Kjaer: Na vjen keq për tifozët por duhet të kujtojmë se jemi në rrugën e duhur

Milani u mposht me rezultatin 5-1 nga Interi në derbin e Madoninës, të vlefshëm për javën e 4-t të Serisë A italiane. Mënjeherë pas duelit foli edhe mbrojtësi kuqezi, Simon Kjaer, që në mikrofonin e “Sky Sport”, ndër të tjera deklaroi:  

“Deri në rezultatin 3-1 ne luajtëm lojën tonë, por ata ishin të mirë në shfrytëzimin e mundësive të pakta që krijuan. Këtë mbrëmje Interi i shfrytëzoi shanset në mënyrën më të mirë të mundshme në të gjitha mundësitë që patën.

Pa dyshim që është një humbje e rëndë, por nga nesër duhet të analizojmë gabimet dhe të shohim përpara sepse për pak ditë është Champions League. Na vjen keq për tifozët, por ne duhet të kujtojmë gjithmonë se jemi në rrugën e duhur”, deklaroi Kjaer.