VIDEO/ Muriqi vendimtar, goli i sulmuesit i dhuron tre pikët Mallorcas
Vedat Muriqi ka shënuar gol në sfidën që ekipi i tij Mallorca e zhvilloi në transfertë si mysafir i Celta Vigos.
Goli i Muriqit doli të jetë goli i fitores për ekipin e drejtuar nga Javier Aguirre, që arrijnë fitoren e parë në këtë edicion të garave pas dy humbjeve e dy barazimeve.
29-vjeçari shënoi në minutën e 85-të të takimit pas një asistimi nga Dani Rodriguez, duke qenë i saktë me një goditje nga afër.
Njëherësh, ky gol ishte i pari për Muriqin këtë edicion, teksa kujtojmë se sezonin që lamë pas ai kishte shënuar plotë 15 gola.
Me këtë fitore Mallorca renditet në vendin e 13-të në tabelën e klasifikimit.
Javën e ardhshme Mallorca do të luajë në transfertë ndaj Gironas, me Muriqin që synon të vazhdojë serinë e shënimit të golave.
????☠️ Vedat Muriqi scores probably Mallorca's winning goal against Celta Vigo.
— Kosovan Football ???????? (@kosovanfooty_EN) September 16, 2023
Never in doubt! ????????pic.twitter.com/be9HNAM4Si
