VIDEO/ Legia i falet Muçit, talenti shqiptar realizon gol me peshë në kampionat

Ernest Muçi gjen sërish rrugën e rrjetës me Legian e Varshavës. Talenti shqiptar, tundi rrjetën në minutën e 69-të, në duelin ndaj Piast Glivices, duke vendosur baraspeshën.  

Me një gjuajtje nga jashtë zonës, i ndihmuar edhe nga devijimi, Muçi arriti të realizonte, duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Legias.

Kujtojmë që skuadra e sulmuesit shqiptar, mbeti me 10 lojtarë prej minutës së 42-të, pas daljes së Joseut, me kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë që vendasit shënuan në minutën e 45+5 me anë të Krykun.

Ky ishte goli i tretë për Ernest Muçin në 6 duelet e aktivizuara në kampionat.