Mbyllet pjesa e parë në "San Siro", Inter vendos diktatin në lojë dhe rezultat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2023, 19:00
Mbyllet pjesa e parë e derbit, me fitoren e Interit 2-0 ndaj Milanit. Zikaltërit shënuan me Mkitarian dhe Thuram duke shkuar të qetë në dhomat e zhveshjeve.
Interi në 45 minutat e para të ndeshjes ka kontrolluar lojën dhe ka vendosur diktatin. Pritet të shikohet nëse Milani do reagojë në pjesën e dytë.
