VIDEO/ Sezon i ri, Manchester United "i vjetër", Brighton e mposht në "Old Trafford"
Brightoni ka marrë një fitore ndaj Manchester Unitedit si mysafir në “Old Trafford” me rezultat 3-1.
Brighton që po lavdërohet për futbollin e tyre, e nisën shumë mirë ndeshjen duke qenë dominues.
Fal kësaj erdhi edhe goli i parë në ndeshje, kur në minutën e 20-të pas asistimit të Simon Adingra shënoi Danny Welbeck për 1-0.
Djajtë e Kuq barazuan në minutën e 40-të me Rasmus Hojlund, por që u anulua pasi u shikua nga VAR.
Më të filluar pjesa e dytë ishte Brighton që shënoi për 2-0, fal golit të Pascal Gross. Dilema e fituesit u mbyll në minutën e 71-të, kur Joao Pedro shënoi për 3-0. “Djajtë e Kuq” golin e vetëm e shënuan në minutën e 73-të me Hannibal Mejbri për 3-1.
Mesa duket Manchester United është po ai i vjetri i sezonit të kaluar, me ulje ngritjet e tij.
21. #DeZerbismo
— Futbol por las venas (@futbolxvenas) September 16, 2023
El gol de Welbeck Vs Unitedpic.twitter.com/dRVZLYZIlz
????| O segundo gol do Brighton contra o Manchester United | Pascal Gross.pic.twitter.com/CyHgUAluOM
— Gols da Premier League (@GolsDaPL) September 16, 2023
????| O terceiro gol do Brighton contra o Manchester United | João Pedro.pic.twitter.com/4b2q30IWud
— Gols da Premier League (@GolsDaPL) September 16, 2023
