VIDEO/ Juventusi tepër i fortë për Lazion, bardhezinjtë marrin përkohësisht kryesimin e Serie A
Juventusi ka fituar 3-1 ndaj Lazios, duke marrë përkohësisht kryesimin e kampionatit italian. Bardhezinjtë ishin tepër të fortë për Lazion, duke shënuar 2 herë që në pjesën e parë.
Në minutën e 10-të sulmuesi serb, Dusan Vlahovic tundi rrjetën, ndërsa në minutën e 26-të Chiesa dyfishoi pas një asistimi të Rabiot. Me avantazhin 2-0 të Juventusit, ekipet shkuan në dhomat e zhveshjeve.
Në fraksionin e dytë të lojës, Luis Alberto shënoi në të 64-ën duke provuar që të hapë llogaritë e ndeshjes. Por tre minuta më pas, Vlahovic shuajti ato pak shpresa të Lazios për të dalë me një rezultat pozitiv pasi shënoi golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje dhe të tretin për Juventusin.
Me këtë fitore "Zonja e Vjetër" ngjitet përkohësisht në vendin e parë, në pritje të derbit Inter-Milan që luhet në orën 18:00.
Disan Vlahovic is a better Striker than Erling Haaland pic.twitter.com/reHqpon6PW
— M A E S T R O???????????? (@14_Jersey_) September 16, 2023
CHIESA???? pic.twitter.com/JpbOWJG14k
— Bianconeri Zone (@BianconeriZone) September 16, 2023
