Arrestohet Getinjo? Mozzik: Shihemi së shpejti vëllai im
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2023, 14:09
Reperi kosovar, Getoar Aliu, i njohur me emrin e artit si Getinjo është arrestuar, kjo sipas një postimi që vëllai i tij, Mozzik ka bërë në rrjetet sociale.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij, në faqen e tij në rrjetin social "Instagram" një fotografi të Getinjos me mbishkrimin:
"Liri për Getin, Shihemi së shpejti vëllai im, dashtë Zoti."
Akoma nuk ka një njoftim zyrtar, por dyshohet se arrestimi mund të ketë ndodhur në Zvicër.

