Përplasi për vdekje 35-vjeçaren, arrestohet i riu
Matilda Salla, 35-vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur një ditë më parë (13 shtator) në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.
Policia njoftoi sot ( 14 shtator) se vajza ka humbur jetën në spital. Policia ka arrestuar 27-vjeçarin, Orges Bashkurtin banues në Tiranë.
Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arrestuan shtetasin A. O., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin Z. M., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me send të fortë një punonjës të Policisë Bashkiake.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasit L. Sh., 33 vjeç dhe M. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë qenë të shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja".
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin J. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin O. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen M. S., 35 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital.
-
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja D. H., e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa djali i saj, shtetasi M. H., 32 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.