32-vjeçari goditet me sende të forta në mes të ditës në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2023, 13:47
Një 32 vjeçar është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar. Policia e Tiranës informon se ngjarja u shënua sot në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë.
I riu është dërguar në spital ndërsa policia po punon për të zbuluar autorin.
Njoftimi i policisë:
"Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin D. P., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore" informoi policia.