Biden: 11 shtatori ndryshoi historinë, por jo karakterin amerikan

Sot ne kujtojmë 2 977 jetët e çmuara që humbë më 11 shtator dhe reflektojmë për gjithçka që humbi në zjarr dhe hi atë mëngjes, shkroi në X presidenti amerikan Joe Biden me rastin e 22 vjetorit të sulmeve.

“Historia amerikane ndryshoi atë ditë, por ajo që nuk mund dhe nuk do të ndryshojë kurrë është karakteri i këtij kombi”, nënvizoi presidenti amerikan.

”Nuk do ta harrojmë kurrë”, shkroi në rrjetin e tij social Truth, Donald Trump në një video dy minutëshe ku kujton “tmerrin” dhe “ankthin” e 11 shtatorit në 22 vjetorin e tij.

Atë ditë tragjike e përkujtuan edhe kandidatët e tjerë republikanë për Shtëpinë e Bardhë.