VIDEO/ Libia përfshihet nga përmbytjet, shkon në 150 numri i viktimave
Ka shkuar në 150 numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Libi.
“Të paktën 150 njerëz kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia Daniel në Derna, në zonat e Jabar Al-Akhtar dhe periferitë e Al-Marj në Libinë lindore,” tha Mohamed Masoud, një zëdhënës i qeverisë.
Në videot e postuara në rrjetet sociale shihen njerëzit duke u ngjitur në çatitë e shtëpive të tyre ose në makina në përpjekje për të marrë ndihmë ndërsa stuhia Daniel goditi qytetet Bengazi, Sush, Al Bayda, Al Marj dhe Derna, duke shkaktuar përmbytje të rënda.
Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, duke urdhëruar mbylljen e shkollave dhe dyqaneve.
Devastating flooding reported in Libya ????????: pic.twitter.com/HdOAoxIknZ
— Nagi N. Najjar (@NagiNajjar) September 11, 2023
Local residents in Bayda, east #Libya, urge the authorities to declare a state of disaster as Storm Daniel lashes the city, causing mass flooding in most of the areas including the city’s Central Hospital. pic.twitter.com/n89MDiOYbB
— The Libya Observer (@Lyobserver) September 10, 2023
