VIDEO/ Një dritë misterioze u shfaq në qiellin maroken pak para tërmetit shkatërrues

Bota është akoma e shokuar pas tërmetit katastrofik që të premten mbrëma goditi Marakeshin dhe rajonin përreth Marokut, ku si pasojë humbën jetën mbi 2.500 persona.

Derisa numri i viktimave po rritet, autoritetet kanë filluar analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë që filmuan gjithçka para dhe pas tërmetit shkatërrues. 

E një prej pamjeve që po bëjnë bujë nëpër botë janë kur kamerat e sigurisë në një ndërtesë kolektive kap një dritë në qiell, që ndriçon për rreth tre minuta para se të ndodhë tërmeti i fuqishëm. 

Shkaqet e shfaqjes së kësaj drite mbeten të panjohura, por nëse është një lloj treguesi se po vjen më e keqja-as kjo nuk dihet akoma.

Megjithatë drita të tilla nuk janë diçka e pazakontë, pasi të ngjashme ishin shfaqur dhe dokumentuar me pamje në Turqi, pak momente para se të godiste tërmeti që ia mori jetën mbi 45 mijë personave.