Baerbock: Berlini nuk është ende gati për dërgimin e raketave "Taurus" në Ukrainë

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se Berlini nuk ishte ende gati për të marrë një vendim për dërgimin e mundshëm të raketave “Taurus”, gjatë vizitës së saj në Kiev.

“Ne jemi më se të vetëdijshëm për situatën”, tha sot ministrja pas bisedimeve me homologun e saj ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Në të njëjtën kohë, nuk mjafton vetëm të bësh premtime”, tha ajo.

“Ashtu si me sistemin e mbrojtjes ajrore “Iris-T” dhe dërgesat e tjera të armëve gjermane, së pari duhet të sqarohen të gjitha pyetjet”, shtoi Baerbock.

“Ne në Evropë e dimë. Ju po mbroni edhe lirinë tonë evropiane këtu. Për këtë, Gjermania u është përjetësisht mirënjohëse ukrainasve”, tha ajo.

Kuleba reagoi ndaj hezitimit të vazhdueshëm të qeverisë gjermane në lidhje me kërkesën e Kievit furnizimin me raketa me rreze të gjatë, të nevojshme për të goditur objektivat pas fushave të mëdha të minuara ruse.

“Nuk e kuptoj pse po humbasim kohë”, tha diplomati.