PD zgjedh Kryesinë dhe Sekretariatin, gazetari Myzyraj: Basha nuk do që ta mbajë postin e kryetarit të grupit parlamentar



Sot Partia Demokratike zgjodhi Kryesinë dhe Sekretariatin. Sekretar i përgjitshëm u zgjodh Enkelejd Alibeaj, me postin që më përpara e kishte mbajtur Gazment Bardhi. Gazetari Isa Myzyraj përmes një lidhje "Skype" tha se Lulzim Basha nuk do që ta mbajë postin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, por do ta dorëzojë atë tek njëri prej nënkryetarëve.

Emri më i përfolur për të marrë drejtimin e grupit parlamentar të PD-së është Orjola Pampuri. 

"Basha nuk do që ta mbajë postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD, do ta dorëzojë tek njëri prej nënkryetarëve. Emri më i përfolur brenda PD-së për të marrë drejtimin e grupit parlamentar të PD-së është Orjola Pampuri.  Berisha ka përjashtuar alternativën e formimit të një partie të re", tha ndër të tjera gazetari Myzyraj.