Karabina shpjegon arsyen e bojkotit të Kukësit: I hapëm rrugë daljes me një kandidat dhe bëmë hap mbrapa për krizën mes demokratëve

Mirela Karabina zëdhënëse e Partisë Demokratike zyrtare në një intervistë për Ora News sqaroi se pse Lulzim Basha vendosi ti bojkotojë zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit.

"Duke qenë se prej 2 vitesh demoktratët janë të ndarë jo për faj të tyre, pati një iniciativë nga kryesia e PD-së Kukësit, që në këtë garë të ketë vetëm një demokrat si kandidat si kryetar bashkie kjo per ti hapur rrugë dhë për të mos thelluar krizën mes PD",argumentoi Karabina.

Po ashtu lidhur me procesin e ristrukturimit të organizmave të PD-së, Karabina u shpreh se PD-ja po riformatohet për t'u rikthyer në një alternativë për shqiptarët. 

"Alibeaj ka meritën se ruajti statusquon e partisë. PD duhet tw jetw e besueshme për qytetarët, duhet të jkemi pranë tyre dhe këtë jemi dukëe bërë", tha ndër të tjera Karabina.