Kampioni Matvej Petrov këndon Himin Kombëtar në Bullgari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2023, 20:36
Gjimnasti Matvej Petrov që në garat ndërkombëtare përfaqeson Shqipërinë, ka fituar medalje të artë në Kupën e Sfidave Botërore.
Kampionati në fjalë po zhvillohet gjatë këtyre ditëve në Bullgari ku olimpisti kuqezi ka zenë vendin e parë.
Petrov mori 14.733 pikë në disiplinën e kalit me dorëza, duke lënë pas ukrainasin Oleg Verniaiev dhe çekun Radomir Sliz.
“Gjimnasti Matvei Petrov rrëmbeu medaljen e artë sot në “FIG world Challenge Cup” në Szombathely, Hungari”, njofton KOKSH.
Krenari kombëtare për një tjetër sportist që përfaqëson Shqipërinë dhe sinjal i rëndësishëm një vit nga olimpiada Paris 2024.
