Vllaznia i jep lamtumirën UEFA Champions League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2023, 20:20
Vllaznia e femrave nuk arrin ta përsërisë suksesin e vitit të kaluar duke i dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve në raundin e tretë eleminator.
Vajzat shkodrane u mundën mga islandezet e Valur me rezultatin 2-1. Dy golat e vajzave islandeze në dy pjesët e ndeshjes vendosën fatin e takimit ku shifrat i ngushtoi Mego Doçi në kohën shtesë.
Ky eleminim mund të konsiderohet si dështim për Vllazninë që sezonin e kaluar mori pjesë në fazën e grupeve për herë të parë në histori.
