Ekzekutimi në Vlorë/ FOTOT e viktimës, reagon policia: E paqartë vrasja, kemi gjetur një makinë “Audi” duke u ...

Policia ka reaguar lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku në lagjen ’28 nëntori’ në qytetin bregdetar, u vra 41-vjeçari Leartiad Keka, qe shihni ne foto.

Ekzekutimi në Vlorë/ FOTOT e viktimës, reagon policia: E

Njoftimi i Policisë së Vlorës - Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç.

Ekzekutimi në Vlorë/ FOTOT e viktimës, reagon policia: E

Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e  prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.