Aksident në Klos, makina përplas për vdekje këmbësorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2023, 16:38
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Suç të Klosit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale B.B., ka përplasur shtetasin me iniciale Z.M, rreth 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.
