Sherr masiv në ish-Bllok përfshihet dhe polici/ 3 të plagosur te Trauma. AMP dhe Prokuroria nisin hetimet

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në një nga zonat më të populluara në kryeqytet, në atë të ish-Bllokut.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Check Point”, ku mësohet se  disa përsona janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta.

Po ashtu mësohet se pjesë e sherrit ka qënë edhe një punonjës policie i Komisariatit nr.1 në Tiranë, i identifikuar me inicialet D. D, 26 vjeç.

Ndrëkaq si pasojë e sherrit në fjalë, 3 persona kanë shkuar më dëmtime në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Burimet i thanë “Ora Neës” se pjesë e sherrit ka qënë edhe një familjar i një prej drejtuesve të Policisë së Shtetit, i cili është shoqëruar në komisariat bashkë me dy persona të tjerë.

Po të njëjtat burime shtojnë se AMP dhe Prokuroria kanë nisur hetimet. Një prej personave të shoqëruar është shtetasi S.D, një emër i njohur për policinë, pasi më heret ka qënë shkaktar i një aksidenti të rëndë në kryeqytet.