Dalin PAMJET nga vendngjarja ku u ekzekutua 41-vjeçari në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2023, 22:26
Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ’28 nëntori’ në qytetin bregdetar, ku një 41 vjeçar është vrarë.
Bëhet fjalë për Leartiad Leka, banor në lagjen pranë kishës ‘Ortodokse’ të qytetit.
Ai po udhëtonte me motorin e tij kur është qëlluar me breshëri nga një person që ndodhej në një makinë në ecje.
