Fëmijët në stres për vitin shkollor/ Psikologët: Prindërit të flasin me ta, mund të ndikojë në ecurinë e tyre

Rikthimin në shkollë shumë fëmijë e përjetojnë në menyrë stresuese kjo për shkak se gjatë verës ndryshuan rutinën. Psikologët rekomandojnë që prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe ti përgatisin fëmijët gradualisht me atë cka I prêt gjatë vitit të ri shkollor, por duhet patur kujdes .

Përgatitjet për fillimin e shkollës kanë shtuar edhe emocionet e përziera për fëmijët, ku nuk mungon as stresi.

Bankat e shkollës tashme presin nxënësit, por shumë nga fëmijët janë të shqetësuar për shkak se me pushimet kanë harruar dhe angazhimet e shkollës.

Psikologia Eksena Qirici thotë se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm, pasi stresi i fillimit të shkollës mund të ndikojnë në ecurinë e fëmijës.

Eksena Qirici, Psikologe: “Në momentin që fëmija është pushim është i lirë, nuk ka përgjegjësi, nuk i duhet t’i kushtojë vëmendje, nuk ka një rutinë ditore. Gjëra të cilat kërkohen në një proces akademik. Mirë është që fëmija të parapërgatitet në mënyrë që ky ndryshim, si çdo ndryshim tjetër që ne pësojmë, të ketë një terren deri diku familjar”.  

Psikologia sygjeron që prindërit të bisedojnë me fëmijët dhe të ndajnë emocionet.

Eksena Qirici, Psikologe: “Nëse fëmijën e detyrojmë, kjo nuk është teknika më e mirë. Rëndësi ka që procesi të vijë gradualisht. Pra, ne flasim për fillimin e shkollës, blejmë të gjitha mjetet e nevojshme për vitin shkollor, bisedat gjithashtu, të prindërve me fëmijët gjë që mungojnë në prindërimin sot. Pra, të flasim përpara një procesi, jo vetëm kur ai fillon”.

Psikologia rekomandon që stresin nxënësit duhet ta lënë pas e të fillojnë një aventurë të re të dijes dhe rritjes.