Këshilli i Los Anxhelos shpëton nga shembja shtëpinë e Marilyn Monroe

Këtë javë bashkia i dha pronarit lejen për të prishur rezidencën e ikonës amerikane, Marilyn Monroe.

Ky lajm revoltoi adhuruesit e saj, pasi kjo shtëpi e stilit spanjoll, 270 metra katrorë në një kat, me një kopsht dhe pishinë në pjesën e pasme, ishte ajo e cila aktorja kaloi vitet e fundit të jetës së saj dhe ku u gjet e vdekur më 5 gusht 1962.

Por së fundmi Këshilli i Qytetit të Los Anxhelosit votoi për të nisur një proces për caktimin e ish-shtëpisë së aktores Marilyn Monroe, një monument historik dhe kulturor, duke bllokuar planet për ta shkatërruar.

Me 12 vota pro dhe asnjë kundër, Bordi i Komisionerëve të Ndërtimit dhe Sigurisë së qytetit hoqi menjëherë lejen e prishjes që ishte lëshuar një ditë më parë.

Vetë mocioni i Këshillit Bashkiak, gjithashtu, ndalon ndryshime të mëdha në pronë, ndërkohë që rishikimi i statusit të saj të mundshëm si një pikë referimi është duke u zhvilluar.

Shtëpia, e cila ka mbetur pak a shumë e pandryshuar, u shit për herë të fundit një muaj më parë, për 8.4 milionë dollarë. Përpara derës së hyrjes janë ende pllakat mbi të cilat Marilyn kishte shkruar latinisht “Cursum Perficio” (Udhëtimi im përfundon këtu).