Nga arti në politikë/ Ja kush është miku i Jennifer Lopezit dhe Sofia Vergaras që kandidon për president

 

Eduardo Verastegui, i njohur si producent,  është shfaqur në disa prej telenovelave meksikane dhe produksione hollivudiane, madje ka ndarë ekranin me Sofia Vergaran dhe me Jennifer Lopez në videoklipin “Ain’t Your Mama”.

Pas një karriere të suksesshme, ai ka vendosur të hyjë në politikë duke përgatitur dokumentet që të kandidojë për të qenë presidenti i ardhshëm i Meksikës.

Pasi u regjistrua si kandidat i pavarur të enjten e datës 7 shtator, duke vizituar zyrat e Institutit Kombëtar të Zgjedhjeve, tashmë është çështje ditësh që të vendoset nëse ai i plotëson kërkesat dhe t’i lëshojë një çertifikatë që konfirmon kandidaturën e tij.

Nga arti në politikë/ Ja kush është miku i Jennifer Lopezit