FOTO/ Ilir Shaqiri bën lëvizjen e papritur, shfaqet në krah të Luizit dhe Donaldit. Ç'po kurdiset?

Fituesi i edicionit të parë të spektaklit televiziv "BBV" ka qenë i ftuar ditën e djeshme në një intervistë, nga ku konfirmoi se do të rikthehet si kryetar i jurisë së "Dancing ëith the Stars".

Nga ana tjetër, ai bëri dhe një kërkesë të papritur lidhur me sezonin e tretë të "Big Brother Vip Albania".

I pyetur se kë do të rikthente përsëri në shtëpi, ai u shpreh se do të donte përballje me dy personazhet më të fortë: Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin.

Iliri nuk ka ditur të ndalet, pasi pak çaste më vonë ai habiti fansat përsëri me një foto të postuar në rrjetet e tij sociale.

Në foton në fjalë ai shihet në krah të ish-rivalit të tij, Donald Veshaj dhe Luizit, duke i bashkangjitur shkrimin: "Tu prit kuçedrat".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilir Shaqiri (@ilir_shaqiri)