“Të qenurit aktor të penalizon, sidomos me femrat", Albano Bogdo nxjerr "të palarat" e profesionit
Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka rrëfyer për vështirësitë që përballet për shkak të profesionit që ka zgjedhur. Artisti tregoi se shpeshherë profesioni i është bërë barrierë në jetën private.
“Të qenurit aktor të penalizon shumë me femrat, sado seriozisht t’i flasësh një femre të thotë: "Ti je aktor, ti këtë ia thua kujtdo". Ndërsa për pjesën e të pasurit humor të penalizon kudo, sepse kushdo në çdo vend të caktuar të jetës pret që ta bësh për të qeshur dhe është acaruese”, tregoi ai.
Nga ana tjetër, Albano tregoi se është tepër serioz aty ku duhet, gjë që e ka mësuar nga vështirësitë që ka kaluar në jetë.
“Jam shumë emocional, nuk i tejkaloj situatat e vështira. Zakonisht të gjitha situatat e vështira që më kanë dalë në jetë iu kam vënë gjoksin e i kam përballuar dhe i kam kaluar”, përfundoi aktori
