Operon foshnjën e pa lindur akoma/ Kourtney Kardashian tregon për vështirësitë e shtatzënisë
Aktorja amerikane, Kourtney Kardashian, njoftoi se i është nënshrtuar një ndërhyrjeje me urgjencë në spital për një "operacion fatal", siç thotë ajo.
Përmes rrjeteve sociale, Kardashian thotë se fatmirësisht, operacioni doli i suksesshëm dhe foshnja e saj shpëtoi.
44-vjeçarja nën e tre fëmijëve të tjerë, shprehu mirënjohjen e saj për mjekët që i shpëtuan jetën bebit së saj që pritet të vijë në jetë së shpejti.
“Do të jem përgjithmonë mirënjohës mjekëve të mi të jashtëzakonshëm që shpëtuan jetën e foshnjës sonë.
I jam përjetësisht mirënjohës burrit tim që nxitoi në anën time (ndërpreu) turneun e tij për të qenë me mua në spital dhe për t'u kujdesur për mua më pas, shkëmbi im. Dhe mamasë sime, faleminderit që më keni mbajtur për dorën.
Si dikush që kishte tre shtatzëni shumë të lehta në të kaluarën, unë isha e papërgatitur për frikën se mos nxitoja në një operacion urgjent për fetusin tim. Nuk mendoj se dikush që nuk ka kaluar një situatë të ngjashme mund ta kuptojë ndjenjën e frikës.
Kam një mirëkuptim dhe respekt krejtësisht të ri për nënat që duhej të luftonin për foshnjat e tyre kur ishin shtatzënë. Faleminderit Zotit. Dalja nga spitali me djalin tim në bark, i sigurt, ishte bekimi më i madh”, tha Kourtney Kardashian më pas.
Kujtojmë që Kourtney ka tre fëmijë nga lidhja e saj me Scott Disick. Ndërsa, Travis Barker ka dy fëmijë: Landon dhe Alabama, ndërsa çifti e konfirmoi lidhjen e tyre në janar të dy viteve më parë dhe e kurorëzuan atë në maj të vitit 2022.
View this post on Instagram

