“Unë thashë POOO”/ Ditjona Bora tregon unazën në gisht

Ish-partnerja e balerinit shqiptar, Ledian Agallijaj, u bë kryefjalë e mediave pasi rreth 9 muaj më parë i dhanë fund fejesës dhe nisi një romancë me këngëtaren Elhaida Danin.

Gjatë kësaj kohe Ditjona Bora dhe Lediani  akuzat që qarkulluan në rrjet ato kohë i mohuan, ndjekësit ishin të bindur se në nisje të programit "Dancing Ëith the Stars", Lediani dhe Ditjona ishin në një marrëdhënie, pasi kjo e fundit ishte mbështetësja e tyre më e madhe, si dhe ndante video nga perfomancat e tyre në rrjetet sociale, ku nuk i kursente komplimentet për ta.

Romanca mes Elhaidës dhe Ledianit vazhdon teksa Ditjona është tepër aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Rreth dy javë më parë ajo kishte 35-vjetorin e lindjes, të cilën e festoi së fundmi, ku së bashku me miqtë e saj ka organizuar një festë, meqenëse një pjesë e mirë e tyre kanë pasur ditëlindjen gjatë muajit gusht.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale ajo ka treguar se ka marrë dhuratë dy unaza shumë të bukura dhe me humor dhe ka përdorur frazën që thonë vajzat i japin fund beqarisë.

“Unë thashë POOO””, shkruan ajo teksa e shoqëron frazën me një emoji me të qeshur, dhe shton se kjo është një dhuratë nga stafi për 35-vjetorin e lindjes”.

“Unë thashë POOO”/ Ditjona Bora tregon unazën në