21-vjeçari në Divjakë rreh me grushta dy të mitur, nis hetimi për të

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Q., 21 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte dy fëmijë të mitur 10 vjeç dhe 11 vjeç.