Cholo Simeone humbet sulmuesin, belgu transferohet në Arabi

Yannick Carrasco transferohet në Arabinë Saudite te Al-Shabab, skuadër me të cilën ka nënshkruar deri në vitin 2026.

Sulmuesi belg që në të shkuarën ka provuar edhe eksperiencën kineze, ka firmosur në ditën e  30-vjetorit të lindjes. Klubi spanjoll ka arkëtuar 15 milionë euro, ndërsa Carrasco largohet përsëri nga Atletico Madrid, pasi në periudhën 2018-2020 fluturoi drejtë Kinës.

Një humbje e madhe për skuadën e drejtuar nga trajneri Cholo Simeone i cili nuk ka asnjë mundësi që ta zëvendësojë sulmuesin e talentuar. Atletico Madrid synon trofeun në La Liga këtë sezon ndërsa në Champions duelon me Lazion, Feynoord dhe Celtic në grupin E.