Panama, vritet në atentat mafioz lojtari i kombëtares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2023, 09:44
Gilberto Hernandez humbet jetën duke tronditur Panamanë. Futbollisti i kombëtarës së Amerikës Qëndrore është vrarë në qytetin Colon prej shumë javësh në kaos për shkak të përplasjes së egër mes bandave për të kontrolluar tregun e kokainës.
26-vjeçari ishte thirrur për herë të parë në kombëtare në muajin mars ndërsa kohët e fundit u transferua te Independiente në Argjentinë.
Persona të panjohur hynë në pallatin ku banonte Hernandez duke hapur zjarr ku ngelën të plagosur edhe disa persona.
