Për një “n” që mungon, Bellingham bëhet “meme”

Jude Bellingham ka rezultuar një blerje e goditur nga Real Madrid pasi në javët e para sulmuesi anglez ka shënuar 5 gola me fanellën “Los Blancos”. Ai është njeriu i momentit në La Liga, ndërsa Reali u detyrua të paguante plot 103 milionë euro për të blerë kartonin nga Borussia Dortmund.

Këto janë detaje që dihen tashmë por  ai që ka rënë në sy gjatë orëve të fundit është një detaj jo po t’u nënvlerësuar. Bëhet fjalë për një gafë të punonjësve të klubit që në vendin e tij në dhomën e zhveshjes kanë ngatërruar një shkronjë.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale duket qartë e shkruara “Bellimgham” me shkronjën “m” në vend të shkronjës “n”. Rrjeti nuk i fal punonjësit e Realit, ndërsa ka nga ata tifozë që e komentojnë me humor këtë episod duke theksuar se kjo është e pafalshme për një lojtar që po e udhëheq Realin këtë sezon.