E pabesueshme/ Qentë i bashkohen orkestrës dhe performojnë në kor tingujt e Mozartit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2023, 14:43
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në festivalin e muzikës klasike në Kopenhagë të Danimarkës, i cili është hapur bë mënyrë të pazakontë, me disa qenë që mahnitën të pranishmit në sallë me këndimin e tyre në kor.
Tre qentë kanë performuar me anë të lehjeve një pjesë të kompozuar nga babai i Ëolfgang Amadeus Mozart, Leopoldm, "Simfoninë e Gjuetise".
Krye-dirigjenti Adam Fischer i cili bëri audicionin e dhjetëra qenve për këtë rol tha se po respektonte dëshirën e kompozitorit, e cila ishte që një pjesë e simfonisë të shoqërohej nga qen zagarë.
Cookie, Sophus dhe Sica u zgjodhën për aftësitë e tyre të lehjes dhe kaluan tre muaj trajnime për të interpretuar këtë pjesë.
