VIDEO/ Më në fund! Kylie Jenner bën publike romancën e saj në koncertin e Beyonce-s
Biznesmenia amerikane, Kylie Jenner dhe aktori francez, Timothee Chalamet e bënë publike romancën e tyre të hënën e datës 4 shtator, teksa u fotografuan së bashku për herë të parë në shfaqjen këngëtares botërore, Beyonce në Los Angeles.
Çifti u panë duke folur dhe flirtuar në stadium në një video të shpërndarë në mediat sociale, në ndalesën e tretë dhe të fundit të këngëtares në turneun “Renaissance” në qytetin amerikan.
Ndërsa Kylie bisedonte me të dashurin e saj, ai u pa duke pirë një cigare. Dyshja dukej se po kalonin një kohë të mrekullueshme afër njëri tjetrit, shkruan një prej mediave amerikane.
Në fillim të këtij muaji u konfirmua se Kylie dhe Timothee janë ende në një lidhje, pavarësisht thashethemeve se aktori ishte ndarë nga ajo.
Kujtojmë se të dy janë takuar në heshtje që nga fillimi i muajit prill dhe sipas mediave vendase thuhet se kanë ndezur një romancë pasi të dy morën pjesë në shfaqjen e modës Jean-Paul Gaultier më 25 janar 2023.
Gjithashtu, Kylie ndan dy fëmijë me ish-partnerin e saj Travis Scott: vajzën Stormi, pesë vjeç dhe Aire, një. Ata filluan të takoheshin në vitin 2017, duke mirëpritur Stormin vitin e ardhshëm.
Çifti u nda në tetor 2019, por u ribashkuan në shkurt 2020, përpara se të ndaheshin përsëri në dhjetor 2022.
