Keisi nostalgjike për fëmijërinë, kap Sabianin për dore dhe shkon në kopështin e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2023, 10:57
Keisi Medini, vajza e këngëtarit shqiptar, Sabian Medinit, ditën e djeshme ka vizituar kopshtin ku ka kaluar fëmijërinë e saj.
Me nisjen e vitit të ri shkollor, këngëtarja është bërë nostalgjike për vitet e saj të fëmijërisë.
Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet nën shoqërinë e babait të saj, teksa qëndrojnë tek dera e kopshtit.
“Sot kaluam tek ky kopshti edhe shumë kujtime na kaluan nëpër mend, se si ikin vitet. E vogla e babit gjithmonë“, shkruan Keisi sipër fotos së publikuar.

