Çdo të thotë të jesh gruaja e njeriut që drejton luftën? Olena Zelenski flet për ndikimin e agresionit rus në familjen e saj: Me Volodimirin nuk jetojmë bashkë

Bashkëshortja e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyt, Olena Zelenska, në një intervistë të dhënë ka rrëfyer jetën e saj gjatë luftës që zgjat prej më shumë se 1 viti.

Vështirësia më e madhe për të ka qenë të shihte në sytë e fëmijëve të saj të jetonin në pasiguri dhe të mos kishte asgjë në dorë për të ardhmen e tyre.

Lufta ka ndryshuar gjithçka në familjen e presidentit, i cili ka siguruar për fëmijët dhe gruan e tij një vend sekret gjatë luftës, ku kanë qëndruar me muaj të tërë.

"Më dhemb kur shikoj që fëmijët e mi nuk planifikojnë asgjë. Në një moshë të tillë, të rinj. Vajza ime është 19 vjeç. Ata ëndërrojnë për udhëtime, për ndjesi të reja, emocione. Ajo nuk e ka një mundësi të tillë. tha Olena në intervistë.

Ajo ka folur edhe për marrëdhënien e saj me presidentin.

Çdo të thotë të jesh gruaja e njeriut që drejton

“Kjo mund të jetë pak egoiste, por unë kam nevojë për bashkëshortin tim, jo ​​një figurë historike, pranë meje.“Me burrin nuk jetojmë bashkë, familja është e ndarë”. Ne kemi mundësinë të shohim njëri-tjetrin, por jo aq shpesh sa do të donim. Djalit tim i mungon babai."- tha ajo.

Çifti presidencial, u dashuruan në shkollë të mesme dhe vazhduan të punonin së bashku në një trupë humori dhe studio televizive, ai si aktor dhe ajo si skenariste.

Tani, ajo reflekton se nuk e kishte ëndërruar kurrë që bashkëshorti i saj të bëhej “figura historike” që është sot, duke thënë se e kishte marrë malli dhe kishte nevojë që ai të qëndronte në krah si bashkëshorti i saj.