6 shenjat që tregojnë se keni gjetur partnerin/en e duhur
Të gjesh dashurinë e vërtetë është një mision tepër i vështirë, pasi jo çdokush mund të të japë atë ç'ka dëshiron.
Shpesh ato që jetojnë në një marrëdhënie të lumtur në dashuri pyeten, se si e kanë kuptuar që partneri/ja ishte i duhuri në kohën e duhur, dhe për këtë ka disa shenja dalluese.
Nëse jeni në lidhje të re, ose keni njohur një person që sapo ju ka "trokitur" në jetën tuaj, lexojini këto shenja për të kuptuar nëse ai është personi i duhur!
Krijoni një ekip të mirë, por mbani identitetet tuaja individuale
Nëse keni qenë së bashku për disa vite, mund të keni disa gjëra që ndoshta nuk keni nevojë t’ia thoni partnerit tuaj për t’i kuptuar. Nëse mbani identitetin tuaj, ndiqni synimet tuaja dhe inkurajoni partnerin tuaj të bëjë të njëjtën gjë, marrëdhënia juaj është e fortë.
Ju bën t’ju vijë dëshira të përmirësoheni
Ndërsa partneri nuk dëshiron të ndryshojë asgjë nga ty, në praninë e tij ju dëshironi të përmirësoni vazhdimisht veten. Për shembull: ju doni të marrësh pjesë në një maratonë dhe ai do t’ju ndihmojë ta arrini këtë qëllim. Është tifozi juaj numër 1!
E vë re kur jeni të zemëruar
Për shkak se të dy jeni kaq të lidhur, partneri juaj do të vërejë lehtësisht kur disa mendime e turbullojnë mendjen tuaj. Ai nuk do të hezitojë t’ju pyesë se çfarë është e gabuar, dhe do të jetë një shpatull për të qarë kur të keni nevojë për të.
Nxjerr në pah më të mirën tënde
Partneri juaj duket se ju nxjerr më të mirën nga vetja juaj. Kur jeni me të, mos u shtir se je më i/e mirë nga çfarë je në realitet. Esenca juaj e vërtetë duket se rrjedh natyrshëm: nuk duhet të mendosh aq shumë për atë që do të thoni apo si do të veproni. Së bashku ju plotësoni njëri-tjetrin.
Të pëlqen shoqëria me të
Mund të shtriheni në shtrat duke biseduar me të për orë e orë dhe kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Nuk ka rëndësi se çfarë bëni së bashku. Ju pëlqen gjithmonë shoqëria me të.
Ndihesh i dëgjuar dhe i kuptuar
Në jetë, të gjithë duam të ndihemi sikur i përkasim dikujt dhe se ky dikush i kupton mendimet që zënë mendjet tona. Me partnerin tuaj, gjithçka ndodh natyrshëm. Kur flisni, lini gjithçka për t’u dëgjuar, sepse ajo që ju thoni është e rëndësishme. Nuk dëgjon vetëm për t’iu përgjigjur, por ai e bën këtë për t’ju kuptuar. Nuk duhet të qëndroni pas, por ke gjithmonë vëmendjen e partnerit dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni mirë.
