Beyonce feston sot ditëlindjen, do habiteni me moshën e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2023, 15:01
Diva e muzikës botërore, Beyonce e lindur në Texas në vitin 1981, feston sot 42 vjetorin e lindjes.
Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera për publikun ku përveç zërit të saj të mahnitshëm ajo ka dhe një trup për tu pasur zili.
E ashtuquajtur “Diva” ka marrë 22 çmime “Grammy” dhe është këngëtarja më e nominuar dhe që ka fituar më shumë çmime në “MTV Video Music Awards”.
Kujtojmë se Beyonce është e martuar me reperin Jay-Z dhe kanë tre fëmijë së bashku.