Shtatzënë dhe drejt ndarjes? Sarah Berisha i jep fund aludimeve të shumta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2023, 11:44
Blogerja shqiptare, Sarah Berisha dhe Dj kosovar, Pajtim Krasniqi janë një ndër çiftet të cilët u njohën gjatë pjesëmarrjes së tyre në edicionin e parë të spektaklit "Big Brother Vip".
Çifti, i cili sapo ka shijuar disa ditë të bukura pushimesh së bashku, dallohet për humorin e veçantë që kanë me njëri-tjetrin dhe këtë e tregojnë shpesh herë nëpër rrjetet sociale.
Ditën e djeshme, Sarah i ka kushtuar një pjesë të ditës ndjekësve të saj duke iu përgjigjur pyetjeve që ata kishin për të.
Nga pyetjet e bëra ajo i ka dhënë fund aludimeve të shumta duke thënë se nuk është shtatzënë.
Nga ana tjetër një ndjekës i ka shkruar ta respektojë Pajtimin ose ta lejë të qetë.
"Po e lë të qetë"- ka shkruar blogerja me humor.


