Merr fëmijët me vete në shfaqjet e tij/ Divorcohet një prej vëllezërve Jonas

Një prej çifteve të njohur të showbizzit në SHBA, Joe Jonas dhe Sophie Turner janë divorcuar pasi kishin 6 muaj që nuk kishin më një marrëdhënie të shëndetshme.

Një prej gazetave amerikane ka raportuar se këngëtari ka vendosur të ndahet nga bashkëshortja e tij, Sophie Turner e cila është aktore e një sërë filmash të suksesshëm hollivudian.

 “Na është thënë se gjatë 3 muajve të fundit, Joe është kujdesur për 2 fëmijët e tyre të vegjël “gati gjatë gjithë kohës”, edhe pse grupi i tij ishte në turne. Na thuhet se Joe aktualisht i ka të dy fëmijët me vete, pasi grupi luan nëpër SHBA”, shkruan gazeta amerikane.

Këngëtari është parë pa unazën e martesës në gisht gjithashtu të dy kanë shitur vilën ku ata jetonin.

Merr fëmijët me vete në shfaqjet e tij/ Divorcohet një prej