Johnny Deep në një lidhje me 20-vjeçaren? Jenna Ortega tregon si është e vërteta

Aktorja kryesore e serialit "Wednesday", Jenna Ortega, ka reaguar menjëherë për spekulimet rreth lidhjes së saj të supozuar me aktorin amerikan, Johnny Deep.

Këto spekulime filluan të qarkullojnë kur një llogari në "Instagram" pretendoi se ata ishin parë së bashku, madje duke sugjeruar se mund të punonin në një film.

20-vjeçarja ka sqaruar qëndrimin e saj për këtë çështje: “Kjo është aq qesharake sa nuk mund të qesh. Unë kurrë nuk kam takuar apo punuar me Johnny Depp në jetën time. Ju lutemi ndaloni përhapjen e gënjeshtrave dhe na lini të qetë.”