"Aman se më çmende, ku je?"/ Ndjekësit të merakosur pas aksidentit automobilistik të Dea Mishelit

Finalistja e spektaklit televiziv "BBV2", Dea Mishel, ka treguar se është përfshirë në një aksident automobilistik.

Ajo tregoi me anë të publikimit të një fotoje në rrjetet sociale, dy mjetet që u përplasën me njëri-tjetrin.

Siç duket edhe në foto, makinat janë dëmtuar por fatmirësisht dëmet duken të vogla.

Nga ana tjetër ndjekësit janë merakosur, duke pyetur Dean se ku është, si është dhe si ndihet.

"Aman se më çmende, ku je?"- shkruan një ndër to.

Blogerja i është përgjigjur se është në shtëpi duke bërë ushtrime për frymëmarrjen.

"Aman se më çmende, ku je?"/ Ndjekësit të