Akuzohet për abuzim seksual, arrestohet në festival aktori spanjoll i filmit "Culpa mia"

Aktori spanjoll, Gabriel Guevara, i njohur në vendin tonë si aktori kryesor në filmin "Culpa Mia", u arrestua në festivalin e filmit në Venecia.

Zbulohet se shkak është bërë Franca e cila ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të, me akuza për abuzim seksual.

Mediat italiane shkruajnë se gjykata e Apelit do fillojë procedurat përpara procedurës së ekstradimit.

Arrestimi ndodhi një ditë përpara se Guevara të merrte çmimin si "aktori më i mirë i ri" i dhënë nga Filming Italy, çmim i cili u anulua.